Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Liverpooli me mungesë të madhe të mbrojtësve, pas lëndimit të Fabinhos

Zhurnal Ads

Problemet e Liverpoolit me mbrojtjen janë përkeqësuar, pas lëndimit në të Fabinhos në fitoren kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve të martën.

Braziliani iu bashkua dyshes Virgil Van Dijk dhe Joel Matip në listën e të lënduarve, pasi e tërhoqi muskulin gjatë fitores së Liverpoolit 2:0 kundër Midtjylland në Grupin D në Anfield.

Fabinho, i cili luan si mesfushor kryesisht, po e zëvendëson Van Dijkun në qendër të mbrojtjes që prej se holandezi u lëndoi rëndë gjurin në derbin e Merseyside kundër Evertonit më 17 tetor.

Pas ndeshjes, Klopp tha se lëndimi i brazilianit ishte gjëja e fundit që i duhej skuadrës së tij.

“Ai ndjeu tërheqje muskulore, kjo nuk është mirë”, tha Klopp për Fabinhon.

“Ai tha se ishte në gjendje të luante por pa bërë vrapime të shpejta, gjë që s’ndihmon. Do ta shohim, do ta kuptojmë më mirë pas testeve por shihet qartë se nuk është mirë”, shtoi ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Challandes i përgjigjet Bernard Berishës: Kam folur me të një orë dhe ka marrë fund ai diskutim

admin

Interi shumë pranë transferimit të Jesse Lingard

Z H

Font: Nëse Xavi s’emërohet trajner i Barçës në verë, unë ua paguaj biletat të gjithë tifozëve

E.E.

Real Madridi e bën Alaban objektiv kryesor të transferimeve

E.E.

Flet gjyqtari rumun që po akuzohet për racizëm në ndeshjen PSG-Basaksehir

E.E.

Inter me probleme financiare, ja marrëveshja me Realin për Hakimin

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...