Liverpooli përgatitet të shpenzojë shumë për Pedrin

Klubi i madh anglez, Liverpooli është i interesuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Pedri.

 

Pedri ka befasuar të gjithë në sezonin e tij të parë në Camp Nou, teksa me paraqitjet brilante ka fituar një vend titullari edhe te Spanja.

Talenti i tij dhe loja sikurse një lojtar më përvojë shumëvjeçare kanë bërë që Pedri të pëlqehet shumë nga klubet tjera të mëdha evropiane.

Njëri nga klubet që e do më shumë mesfushorin spanjoll është klubi anglez, Liverpooli.

Sipas Tuttomercatoweb, Liverpooli është i interesuar për të riun e Barcelonës Pedri.

Ky medium shton se Reds janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për ta rrëmbyer atë nga Camp Nou verën e ardhshme.

Jurgen Klopp dëshiron të gjejë një opsion tjetër të mesfushës për të mbuluar largimin e Georginio Wijnaldum. 

Related posts

Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të madh – tre emra në listë, secili më vështirë i arritshëm

D V

Transferimi i Granit Xhakës te Roma është afër të finalizohet, po kompletohen detajet e fundit

D V

Chiellini: Të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com