Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Liverpooli planifikon t’i shesë tre lojtarë për të blerë Wernerin, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri

Klubi i madh anglez, Liverpooli po planifikon disa shitje gjatë verës për të financuar një marrëveshje për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Ylli gjerman, Werner ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Anfield.

Reds thuhet se kanë tashmë një plan për të financuar një transferim të Wernerit në afatin e ardhshëm kalimtar.

Jurgen Klopp është i etur për të sjellë sulmuesin e RB Leipzig në Anfield pas një tjetër sezoni mbresëlënës në Bundesliga.

Por, një burim i lartë brenda klubit thotë se nuk do të bëhet asnjë nënshkrim i madh nëse vazhdon kriza aktuale financiare.

Sidoqoftë, për ta mënjanuar atë problem, sipas mediumit The Athletic, Liverpooli ka menduar t’i shesë tre lojtarë për të financuar blerjen e Wernerit.

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri dhe talentet Harry Wilson dhe Marko Grujic janë tre emrat që Reds presin t’i gjenerojnë rreth 70 milionë funte nga shitja e tyre. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...