Liverpooli është duke kërkuar një mbrojtës dhe objektivi kryesor i klubit është transferimi i Marc Guehit nga Crystal Palace.
Gjiganti anglez prej kohësh është në bisedime me Crystal Palace për mbrojtësin anglez i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i Virgil Van Dijk për të ardhmen.
E ardhmja e 33-vjeçarit holandez në Anfield nuk pritet të jetë afatgjate dhe The Reds e shohin Guehin si liderin e ri të mbrojtjes së tyre.
The Sun ka raportuar se gjiganti anglez po bënë gati një ofertë të re në drejtim të Crystal Palace për yllin e mbrojtjes.
Liverpool do ta rrisë ofertën e tyre në 60 milionë euro dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet edhe ndonjë futbollist i ri në marrëveshje.
Nga ana tjetër vet mbrojtësi është shprehur i gatshëm për tu transferuar në Anfield dhe tani po pret dy klubet të gjejnë marrëveshje.