Agjencia Zhurnal.mk

Ljube, Amdi, Baçev, Zemon e Miletiq nuk kanë paraqitur donatorët e partisë, tani nuk do të ketë para për ta nga buxheti

Shkup, 17 maj – Shtatëmbëdhjetë parti politike deri tani nuk kanë përmbushur obligimet ligjore që të dorëzojnë listë të donatorëve deri tek Enti Shtetëror për Revizion, përcjellë Zhurnal.
Siç njoftojnë nga ESHR, këtë obligim ligjor deri tani nuk e kanë përmbushur partia Të bashkuar për Maqedoninë e Ljube Boshkoskit, Lidhja e Romëve e Amdi Bajramit, Lëvizja Popullore për Maqedoninë e Janko Baçevit, Partia serbe e Dragisha Miletiq, Aleanca për Maqedoni Pozitive e Rubin Zemon. Në këtë listë hynë edhe dhjetëra parti “më të vogla”, mes të cilave dhe Uniteti.
“ESHR për momentin po i përfundon evidencat e llogarive të dorëzuara vjetore dhe raportet vjetore financiare me çka der në fund të këtij muaji do të dorëzojë propozim deri tek Ministria e Drejtësisë për suspendimin e finansimit të parittë politike të cilat nuk kanë dorëzuar një, dy ose të gjitha tre raportet, të cilat kërkohet sipas Ligjit për finansim të partive politike për finansim vjetor finansiar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.
Sipas nenit 25 nga Ligji për Finansim të partive politike, partitë politike janë të obliguara të paraqesin raport vjetor për paratë e fituara – donacionet, të cilat për vitin e kaluar 2018të është dashur t’i dorëzojnë deri tek revizorët dhe Drejtoria për të ardhura publike dhe t’i paraqesin në internet faqet e tyre zyrtare më së voni më 31 mars këtë vit.
Sipas këtij ligji, ndalohet pagesa e mjeteve për finansim të rregullt vjetor nga buxheti shtetëror ndaj partive politike, të cilat nuk kanë dorëzuar raport vjetor me donatorë dhe raport finansiar në afatin e paraparë. Ky dënim do të vazhdojë derisa të përmbushen obligimet ligjore dhe t’i dorëzojnë ato raporte./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...