Agjencia Zhurnal.mk

Lladrovci emëron katër drejtorë të rinj

Drenas, 6 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka bërë emërimin e drejtorëve të rinj në katër drejtori komunale.

Emërimi i drejtorëve të rinj është bërë në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë dhe në Drejtorinë e Inspekcionit dhe drejtorët e rinj janë:

Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim,

Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale,

Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,

Milaim Hajdari – Drejtor i Dretorisë së Inspekcionit.

Kryetari Lladrovci të emëruarve u ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e drejtorive përkatëse.

“Sot, kam emëruar katër drejtorë të rinj, në krye të drejtorive. Të emëruarve ju uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...