Agjencia Zhurnal.mk.

Llava e vullkanit në Ishujt Kanarie arrin në Oqean, banorët e La Palma mbyllen nëpër shtëpi – rrezikohen nga gazrat e rrezikshme

Llava që shpërtheu nga vullkani në Ishujt Kanarie – përkatësisht në ishullin La Palma, ka arritur deri në Oqeanin Atlantik – duke rritur rrezikun nga gazrat të cilat i detyruan banorët të mbyllen nëpër shtëpi.

Dhjetë ditë pas shpërthimit të vullkanit, llava mbrëmë filloi të futet në Oqean në brigjet Tazakorta, transmeton Telegrafi.

Televizionet lokale të vendosura nëpër anije, kanë transmetuar momentin kur gurët dhe zjarri futen në ujë, por edhe momentin kur llava e nxehtë përzihej me oqeanin e ftohtë.

Ekipet për situata të jashtëzakonshme në Kanarie, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë drejtë vendeve më të sigurta në një rreze prej 3.5 kilometra larg vendit ku shpërtheu vullkani.

Në anën tjetër, vullkanologët thonë se gazrat mund të jenë shumë të dëmshme në një rreze prej dy kilometrave nga vendi ku llava po bie në det.

Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi janë mbyllur nëpër shtëpi, ka njoftuar televizioni spanjoll TVE. Kujtojmë që vullani shpërtheu më 19 shtator dhe deri më sot nuk raportohet për viktima.

La Palma është një prej tetë Ishujve Kanaria, territor spanjoll në veriperëndim të Afrikës. 

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy