Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Llazarov: Maqedonia është me ritjen ekonomike më të ulët në Ballkanin perëndimor

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Prodekani i fakultetit ekonomik në Shtip, Darko Llazarov, sa i përket gjendjes ekonomike në vend dhe Ballkan, shprehet se krahasuar me Ballkanin perëndimor, ekonomia e Maqedonisë numërohet në shtetet me shkallë më të lartë negative të ritjes dhe sipas tij, është e patjetërsueshme ristrukturimi i strategjisë për ritje, transmeton Zhurnal.

Përshkak pandemisë siç shprehet Llazarov, në vitin 2020 ekonomia e vendit përfundoi me 4,5% ritje, gjegjësisht recesion.

“Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2020, si rezultat i krizës së pandemisë me Covid, përfundoi me 4,5% shkallë negative të ritjes, gjegjësisht recesion, që me përjashtim të Malit të Zi, e cila është e pakrahasueshme, Maqedonia radhitet në vendet të cilat kanë rezultate më të këqija ekonomike në Balkanin perëndimor. Serbia kishte 1,1 recesion, Shqipëria 3,3, Bosnja 4,3 ndërsa ne 4,5%. Më tej brengosë që projektet e Bankës botërore thonë se pritshmëritë me ritjen e ekonomisë maqedonase në vitin 2021 nuk janë aq optimistike. Sipas vlerësimeve të tyre, shkalla e ritjes së ekonomisë maqedonase do të ishte rreth 3,6 përqind, ndërsa mesatarja e vendeve të Ballkanit perëndimor është 4,4%. Parashikimet në nivel të BE-së janë 3,9%. Që do të thtoë se Maqedonia do të ketë shkallë më të ulët të ritjes”, thotë Llazarov në Utrinski Brifing.

Maqedonia sipas Llazarov, e duke cekur statistikat të ESHS-së, ka shkallë negative në prodhimin industrial prej -6,1% dhe ndërtimtari.//Zhurnal.m

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...