Agjencia Zhurnal.mk

Lleshaj ndërron mendje nga Elbasani: Nuk dorëhiqem, kam një mision për të kryer

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Elbasani se nuk do të dorëhiqet nga detyra, por do të vijojë punën, pasi siç shprehet, ka një mision për të kryer si dhe përgjegjësi zyrtare.

Lleshaj ka sqaruar edhe qëndrimin kontradiktor në Vlorë javën e kaluar.

“Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, thjesht kam dhënë përgjigje logjike për pyetje të tilla. Nuk kam dhënë dorëheqjen, tani jam në detyrë. Unë nuk dorëhiqem, unë ec përpara sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi zyrtare“, u shpreh Lleshaj.

Dy deklaratat e fundit të Lleshajt kanë qenë të papritura, pas asaj që tha nga Vlora se nuk do të ishte më ministër i Brendshëm, duke paralajmëruar kështu largimin nga posti.

Zërat për largimin e tij u përforcuan edhe më shumë nisur nga raportet e tensionuara të Lleshajt me Ramën, pasi në një nga mbledhjet e qeverisë, ata kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin, aq sa mësohet se Rama i është drejtuar ministrit me fjalët: “Zhduku, mos të të shoh më”. 

Mesa duket afrimi i zgjedhjeve dhe rritja e tensionit politik brenda PS-së, bënë që Rama ta kursejë Lleshajn.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...