Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lleshaj: Nuk do jem më ministër. Askush nuk është i përjetshëm në një detyrë

Zhurnal Ads

“Është e sigurt që nuk do jem më si ministër “, kështu tha nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke konfirmuar kështu se nuk do të mbajë më postin.

“ Që s’do të jem në këtë post është krejt e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha ai shkurt për gazetarët.

Kryeministri Edi Rama i besoi Sandër Lleshajt postin e ministrit pas largimit të Fatmir Xhafaj.

Deri atë kohë Lleshaj ishte këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kabinetit të kryeministrit.

Megjithëse mori vlerësimin e Ramës për menaxhimin e protestave 6 mujore të opozitës vitin e shkuar, burime nga qeveria flasin për një ftohje të marrëdhënieve mes kryeministrit dhe Sandër Lleshajt muajt e fundit.

Askush nuk e pohon arsyen e pakënaqësisë të kreut të qeverisë, që detyroi Ramën t’i çojë sinjalin se për ish gjeneralin, drejtimi ministrisë së brendshme tashmë ishte kapitull i mbyllur.

Pas Besha Shahinit ministre e arsimit, Sandër Llleshaj është ministri i dytë që pranon publikisht largimin.

Largimi Shahinit dhe Lleshajt është vetëm prologu nisjes së një riformatimi nga Rama të kabinetit qeverisës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Basha shpërndan videon: Rama kujdeset vetëm për veten, është koha për ndryshim për Shqipërinë!

S.B.

Sejko: Ekonomia drejt normalitetit në vitin 2021, vaksinat japin shpresë për fundin e pandemisë

T E

Qeveria greke ashpërson masat! Merr vendimin e papritur për shqiptarët

S.B.

Tiranë/ Gjendet e mbytur në rezervuar një grua në Surrel, viktima ende e paidentifikuar

admin

Britania cakton ambasadorin e ri në Shqipëri, ja kush do zëvendësojë Duncan Norman

admin

Rama në konferencë me Di Maion: Italia pranë nesh, për të siguruar vaksinën për Covid-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...