Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Llojet dhe trajtimi i alergjive

Alergjia është reaksion imunologjik e cila paraqitet gjatë kontaktit me substanca të cilat trupi ynë i njeh si të huaja. Gjatë kësaj, trupi prodhon antitrupa të cilët gjatë çdo kontakti me alergjen japin reaksion alergjik. Disa nga këto substanca (alergjenë) janë pjesë e jetës së  përditshme dhe jo gjithmonë mund ta shmangim kontaktin me to.

Në varësi të shkaktarëve, janë të njohur disa lloje alergjenë:

  • Alergji ndaj polenit/teshtima alergjike
  • Alergji ndaj ushqimit
  • Alergji ndaj pickimit të insekteve (alergji ndaj helmit të bletës dhe grerëzave)
  • Alergji ndaj pluhurit në shtëpi
  • Alergji ndaj kafshëve
  • Alergji ndaj lateksit
  • Alergji ndaj ilaçeve

Predispozicioni ndaj alergjive trashëgohet. Nëse të dy prindërit janë alergjik, gjasat për zhvillimin e alergjisë tek fëmija janë 80%. Nëse është vetëm njëri prej prindërve alergjik, predispozitat gjenetike për trashëgim janë 50%. Alergjia mund të paraqitet në periudha të ndryshme të jetës dhe nga shkaqe të ndryshme. Nuk është rregull se gjatë jetës nuk do të zhvillojmë alergji ndaj ndonjë alergjeni, por ekziston mundësia që alergjia afatgjate të zvogëlohet ose të zhduket plotësisht.

Si të parandalohen alergjitë?

Alergjitë ndikojnë në jetën e përditshme. Prandaj, me paraqitjen e shenjave të para duhet të hulumtohet rrethi, alergjenët potencialë, koha e paraqitjes, kohëzgjatja e simptomave, si dhe ndikimi i tyre në kualitetin e jetës. Trajtimi i shpejtë i simptomave të para jep efekt të kënaqshëm në terapi.

Trajtimi

Preventiva është mënyra më efikase për kurimin e alergjive. Alergjenët duhet të dallohen dhe t’iu shmanget kontakti me to dhe të rritet futja e kalciumit dhe vitaminës C në organizëm.

Në drejtim të preventivës rekomandim i DNA ANNI FARM është

Për trajtim të alergjive ka disa lloje të ilaçeve që i zbusin simptomat, siç janë antihistaminët, dekongestivët apo kombinim i dy preparateve.

Për më tepër këshilla praktike vizitoni faqen tonë online

https://www.annifarm.com.mk/

Postime të ngjashme

Ky ushqim i njohur mund të jetë shakatar i shumë sëmundjeve

S.B.

Çaj mente për t’i trajtuar aknet? Është i pasur me antioksidantë dhe lufton infeksionet bakteriale

S.B.

Tri ushqime të shëndetshme në sasi të mëdha mund të jenë të dëmshme: Kushtojini vëmendje

S.B.

Si të mbrohemi nga rrezet UVA/UVB

S.B.

Disa mënyra se si të përballeni me pasojat psikologjike të pandemisë

S.B.

Ecje një orë në javë apo 15 minuta në ditë për të mbajtur nën kontroll osteoartritin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...