Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi

Lloji i virusit britanik të koronavirusit nuk është detektuar në Maqedoni

Shkup, 25 janar – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përfundimisht me 11 janarin, nuk është vërtetuar prania e virusit SARS-CoV-2 nga Britania e Madhe në vendin tonë. Këto konstatime, siç theksohet, bazohen në të dhënat nga laboratori ICGIB-ASHAM të marra gjatë analizës së gjenomeve të pothuajse 180 viruseve SARS-CoV-2 tek pacientët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të diagnostikuar në periudhën qershor 2020 – 11 janar 2021, informon Zhurnal.mk

Në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë kryhet sekuencim i të gjithë gjenomit të viruseve të zbuluara tek pacientët me Kovid-19 nga vendi për të përcaktuar llojet e virusit që qarkullojnë në popullatën tonë, si përhapen ato dhe korrelacionin e mundshëm me prezantimin e ndryshëm klinik të sëmundjes. Të dhënat e fundit i referohen analizës së rreth 50 gjenomeve në periudhën dhjetor 2020 – 11 janar 2021. Që nga fillimi i pandemisë, janë analizuar pothuajse 180 gjenoma virale dhe është vërtetuar prania e 20 llojeve të virusit”, theksojnë nga Ministria. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Mungesa e vitaminës B12: Tri simptoma të veçanta që gjenden në gojën tuaj

D V

A janë të sigurta për ngrënie vezët me njolla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...