Agjencia Zhurnal.mk

Llokvenec: Me bllokimin e Ligjit për mbrojtje, VMRO-DPMNE pengon anëtarësimin në NATO

Shkup, 24 janar, zhurnal.mk – Hari Llokvenec nga radhët e LSDM-së në konferencë për shtyp në Kuvend tha se “VMRO-DPMNE duhet të përfundojë me sjelljen shkatërruese dhe me politikat e vogla partiake dhe të japin mbështetje në Ligjin për mbrojtje, që është kyç për anëtarësimin e vendit në NATO”.

“Bllokimi me vetëdije i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, mund të provokojë veto të re në Greqi dhe Maqedoninë ta kthejë me dekada pas. Mickoski dhe VMRO-DPMNE të ndalojnë me lojërat e politikave të imëta për shkak se sjellja e tyre që moti është lexuar nga qytetarët”, thotë Llokvoenec duke ju bërë thirrje të përkrahin ligjin dhe se ky ligj ka të bëjë vetëm me ndryshimin e emrit të ushtrisë.

Ai shtoi se nëse nuk e kanë përkrahjen e opozitës maqedonase, do të sigurojnë shumicë prej 80 depitetë me çka do të miratohej ligji nv fjalë deri në fund të mandatit të kësaj përbërje kuvendare.

Llokvenec nuk u përgjigj nëse për këtë ligj ka përkrahjen e e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së, por tha se pretr konsensus për këtë çështje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...