Agjencia Zhurnal.mk

Llokvenec: Me paralajmërimet për shfuqizim të Marrëveshjes së Prespës, VMRO-DPMNE rrezikon integrimin në BE

Shkup, 22 janar, zhurnal.mk – Deputeti nga radhët e LSDM-së, Haro Llokvenec në konferencë për shtyp tha se VMRO-DPMNE qytetarëve të Maqedonisë nuk ju ofron asgjë të re.

“Paralajmërimet se do të angazhohen për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon anëtarësimin tonë të plotë në NATO, si dhe integrimin tonë në BE”, u shpreh Llokvenec.

Llokvenec tha se anëtarësimi në NATO dhe BE garantojnë të ardhme të sigurt dhe stabile, përparim dhe zhvillim.

“VMRO-DPMNE është kundër kësaj dhe dëshiron ta kthejë shtetin e kapaur”, deklaroi Llokvenec i cili shtoi se pa Marrëveshjen e Prespës nuk do të ishte i mundur anëtarësimi në NATO dhe se pikërisht kur Spanja nisën ratifikimin e fundit të Protokollit për anëtarësim, VMRO-DPMNE kërcënon me shfuqizim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...