Agjencia Zhurnal.mk

Llokvenec: Ngjarjet e sotme janë dëshmi se bëhet fjalë për indikacione për vepër penale – mitmarrje

Shkup, 27 janar – Ngjarjet e sotme rreth lëndës në opinion e njohur si “Reket” gjithnjë e më shumë po e zbulojnë çelësin e së vërtetës.

Ngjarjet e sotme janë dëshmi më e mirë se bëhet fjalë për indikacione për vepër penale – mitmarrje. Se lënda “Perandori” është rrënuar me vetëdije përmes dhënies ryshfet të akuzuarve.

Nga ana tjetër, konferenca e sotme për shtyp e VMRO-DPMNE-së dhe kërkesa që të shkarkohen gjykatës, edhe njëherë konfirmon se kjo parti nuk dëshiron të zbardhet rasti Perandoria, në të cilën i dyshuar kryesor është manjati i regjimit të VMRO-DPMNE-së, Orce Kamçev.

VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, së bashku me persona të akuzuar dhe të dyshuar po bëjnë gjithçka për ta dëmtuar shtetin tonë.

VMRO-DPMNE me çdo çmim mbron krimin dhe kriminelët nga radhët e veta. Është e qartë se Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE po bëjnë GJITHÇKA që të mos sillet Ligji për Prokurorinë publike dhe hetimet e lëndët e PSP-së në të cilat janë të akuzuar funksionarë të opozitës të mos marrin epilog juridik.

Me këtë VMRO-DPMNE dhe Mickoski e minojnë sistemin juridik dhe mbeten në mbrojtje të krimit në radhët e veta.

Si edhe shumë herë deri më tani, bëjmë thirrje, institucionet në tërësi ta zbardhin lëndën e njohur në opinion si “Reket”, si dhe të gjitha hetimet dhe lëndët e hapura.

Sado që nuk i pëlqen VMRO-DPMNE-së, Ligji për prokurorinë publike siguron rregullim të pavarur, profesional dhe objektiv, dhe ai Ligj do të sillet.

Ripërtëritje të regjimit dhe mbrojtje të krimit. Këtë e ofrojnë Mickoski dhe VMRO-DPMNE dhe prandaj më 12 prill i pret humbje tjetër nga qytetarët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...