Agjencia Zhurnal.mk

Llokvenec: VMRO e etur për pushtet, nuk i pengon emri i ri të shtetit

Shkup, 4 janar – Social Demokratët kyçjen e VMRO-DPMNE-së në ekzekutiv e cilësojnë si dyftyrësi, pasi dy ministrat e tyre pranuan të jenë pjesë e ekzkutiv me emrin e ri kushtetues edhe pse partija e Mickovskit e ka kundërshtuar në vazhdimësi.   Sipas partisë së Zaev, VMRO me këtë dëshmoi se po lufton vetëm për pushtet me kartën e patriotizmit.

“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski dje dëshmuan se nuk kanë problem me emrin kushtetues kur duhet të bëhen pjesë e ekzekutivit, por I pengon kur shteti duhet të ecë përpara, kur duhet të miratohet ligji për aramtën që është I rëndësishëm për anëtarësimin tonë në NATO. Ministrat nga rradhët e VMRO-së nuk e kishin problem të nënshkruhen dhe të japin deklarata si ministra të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pranuan edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Seanca e djeshme është dëshmi se VMRO-DPMNE po lufton për pushtet duke luajtur me patriotizëm të rrejshëm  dhe dyftyrësi”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...