Agjencia Zhurnal.mk

Llorente prezantohet me numrin 14, Rodri drejt Manchester City

Llorente është prezantuar te Atletico Madridi.

Marcos Llorente ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Atletico Madridin, pas trasnferimit për 30 plus 5 milionë euro nga Real Madridi.

24-vjeçarit i është vënë klauzolë 120 milionë euro te klubi nga Madridi.

Ai është prezantuar gjatë ditës së sotme dhe do ta bartë fanellën me numrin 14, atë që edicionin e kaluar e kishte Rodri.

Menjëherë pasi Llorente mori numrin 14, kanë nisur spekulimet se mesfushori spanjoll, Rodri, po largohet drejt Manchester City.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...