Llukarevska: Deri më 4 tetor 5.713 tatimpagues nuk u kanë paguar paga gjithsej 14.829 të punësuarve

Shkup, 8 tetor  – Këtë vit, deri më 4 tetor, 5.713 tatimpagues nuk u kanë paguar paga gjithsej 14.829 të punësuarve, informoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska.

“Të gjithë tatimpaguesve u janë dërguar vërejtje dhe sipas kalendarit tonë të aktiviteteve – sot ose ditën e parë të punës pas festës, do të duhet të dorëzohen edhe bllokada”, tha Llukarevska në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ajo theksoi se është zbatuar pagesë e dhunshme te të gjitha kompanitë të cilat e keqpërdorën ndihmën shtetërore të cilët, siç tha, ishin publikuar në mënyrë transparente nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, sepse ata ishin pagues të mjeteve nga ndihma financiare për përballje me pasojat nga pandemia me Kovid-19.

Në periudhën prej janarit deri në gusht të këtij viti, precizoi Llukarevska, DAP ka bërë 1.876 kontrolle të tatimeve ose kontributeve.

“Me parregullsi të konstatuara janë 836 kontrolle me çka është konfirmuar gjetje prej 986.303.440 denarë. Prej tyre 1.211 janë në bazë të TVSH-së, me gjetje të përgjithshme të konfirmuar prej 671.459.919 denarë, 300 kontrolle në bazë të tatimit personal të të ardhurave, gjegjësisht tatim të të ardhurave personale me çka në 77 për qind nga numri i përgjithshëm i kontrolleve janë konfirmuar parregullsi në vlerë të përgjithshme prej 189.079.281 denarë dhe 365 kontrolle në bazë të tatimit të fitimit gjatë të cilave janë konstatuar parregullsi te 44 për qind e kontrolleve me gjetje të konfirmuar në vlerë të përgjithshme prej 125.761.240 denarë, gjegjësisht gati një miliardë denarë nga të gjitha kontrollet”, potencoi Llukarevska.

Për dhënie dhe mosdhënie të faturave fiskale në territorin e gjithë shtetit, siç tha, në tetë muajt e parë të këtij viti janë bërë 1.729 kontrolle sa i përket Ligjit për regjistrim të pagesave në para të gatshme prej të cilave 1.266 ishin me parregullsi të konstatuara, ndërsa 463 pa parregullsi. 

Related posts

Universiteti i Kolegjit amerikan – Shkup vazhdon me mësim me prezencë fizike

Redaksia

Osmani: Raporti i KE-së sinjal i qartë për fillim të negociatave pa anulim të mëtejmë

Z H

Raporti i EPI: Administrata publike më transparente por dobësitë akoma janë të pranishme

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More