Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Llukarevska: Kthimi i mbështetjes financiare do të bëhet në tre këste pa interes

Shkup, 2 prill – Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në konferencën e sotme për media informoi opinionin për analizën e bërë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, nga kërkesat e parashtruara për përllogaritjen e shumës për shlyerjen e mbështetjes financiare, gjegjësisht shndërrimin e saj në grant.

Ajo theksoi se mas;n mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave për prill, maj, qershor të vitit 2020 e kanë shfrytëzuar 22,195 punëdhënës në të paktën një nga këta muaj, në vlerë prej 4.886.695.436.00 denarë për pagesën e pagave për 143.646 të punësuar. Për të shlyer këtë mbështetje financiare, 18.851 obligues, kanë parashtruar 20.693 kërkesa, nga të cilat 17.932 janë të kompletuara. Prej tyre, 5,296 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 11.502 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 1.134 obligues kanë shprehur  rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruar, obligimi për shlyerjen e shumës së mbështetjes së përdorur financiare është 814.134.379.00 denarë ose 17% e mbështetjes së përgjithshme financiare që u është dhënë personave juridikë mbi këtë bazë. Për këtë masë, gjithsej 2.405 persona të vetëpunësuar kanë parashtruar 2.643 kërkesa për shlyerjen e mbështetjes financiare, nga të cilat 1.060 kërkesa janë të kompletuara.

Prej tyre, 321 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 728 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 1.134 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruara, obligimi për shlyerjen e shumës së mbështetjes së shfrytëzuar financiare është 19.210.275 denarë ose 15.8% e mbështetjes së përgjithshme financiare që u është dhënë personave juridikë mbi këtë bazë.

Shlyerja e shumës së llogaritur duhet të bëhet me këste tremujore, pa interes, në muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2021.

Për shndërrim në grant të mbështetjes financiare për pagesën e pagave për muajt prill, maj dhe qershor 2020 janë dorëzuar gjithsej 1.993 aplikime, nga 1.541 obligues – persona juridikë, nga të cilët 1.291 kërkesa janë të kompletuara, ndërsa nga personat e vetëpunësuar janë parashtruar gjithsej 71 kërkesa, prej 69 obligacioneve, nga të cilat 26 kërkesa janë të kompletuara. Për këto kërkesa do të vendosë Drejtoria e të Ardhurave Publike, pas çka oblguesit tatimorë do të marrin Aktvendim për shndërrimin e mbështetjes financiare për pagesën e pagave në grant.

Mbështetja financiare për punëdhënësit për pagesën e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social për muajt prill, maj dhe qershor 2020 e kanë shfrytëzuar 2.136 punëdhënës në vlerë prej 117.421.694.00 denarë për 14.561 të punësuar. Për shlyerjen e kësaj mbështetjeje janë parashtruar gjithsej 2.077 kërkesa, prej 1.628 obliguesve, nga të cilat 1.082 kërkesa janë të kompletuara. Prej tyre, 408 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 653 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 21 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruar, obliguesit persona juridik kanë për obligim të shlyejnë shumën e mbështetjes së shfrytëzuar financiare prej 20.814.974,00 denarë ose 19% e mbështetjes së përgjithshme financiare që u është dhënë personave juridikë mbi këtë bazë.

Gjithsej 337 persona të vetëpunësuar kanë paraqitur 358 kërkesa, nga të cilat 247 kërkesa janë të kompletuara. Prej tyre, 69 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 176 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 2 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Detyrimi për të shlyer shumën e mbështetjes së përdorur financiare arrin 1.354.156.00 denarë ose 16% e gjithsej mbështetjes financiare të dhënë për personat e vetëpunësuar mbi këtë bazë.

Shlyerja e shumës së përllogaritur duhet të bëhet me këste tremujore, pa interes, në muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2021.

Mbështetjen financiare pagë për tetor, nëntor dhe dhjetor 2020 e kanë shfrytëzuar 14.646 punëdhënës në shumën të përgjithshme prej 3.028.270.262,00 denarë, për pagesën e pagave për 75.790 të punësuar.

Për të shlyer këtë mbështetje financiare, 13.204 obligues , kanë parashtruar 15.087 kërkesa, nga të cilat 12.190 janë të kompletuara. Prej tyre, 2800 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 8.610 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 780 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruar, obliguesit persona juridik kanë për obligim të shlyejnë shumën e mbështetjes së shfrytëzuar financiare prej 322.531.527,00 denarë ose 11% e mbështetjes së përgjithshme financiare që u është dhënë personave juridikë mbi këtë bazë.

Gjithsej 1.997 persona të vetëpunësuar kanë paraqitur 2.216 kërkesa, nga të cilat 804 kërkesa janë të kompletuara. Prej tyre, 187 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, 605 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ, ndërsa 12 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruara, personat e vetëpunësuar kanë obligimin për shlyerjen e shumës së mbështetjes së shfrytëzuar financiare prej 10.809.441,00 denarë ose 10,6% e mbështetjes financiare që u është dhënë personave të vetëpunësuar mbi këtë bazë.

Shlyerja e shumës së përllogaritur duhet të bëhet me këste tremujore, pa interes, në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

Mbështetjen financiare për pagesën e burimeve financiare personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur në muajt prill, maj dhe qershor 2020, e kanë shfrytëzuar 6,032 TVP në vlerë prej 258.201.500 denarë, ndërsa në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, 7,510 TVP në vlerë prej 318.394.080.00 denarë.

Gjithsej 3,274 kërkesa janë dorëzuar për kthimin e këtyre fondeve, nga 3,097 bono, nga të cilat 2,644 kërkesa janë të kompletuara. Prej tyre, 731 kanë shprehur rezultat financiar pozitiv para tatimimit për vitin 2020, derisa 1.883 obligues kanë shprehur rezultat financiar negativ para tatimit, ndërsa 30 obligues kanë shprehur rezultat financiar prej zero denarësh. Sipas të dhënave nga kërkesat e parashtruara, personat e vetëpunësuar kanë obligimi për shlyerjen e shumës së mbështetjes së shfrytëzuar financiare prej 20.335.461,00 denarë ose 6.4% e mbështetjes financiare që u është dhënë personave të vetëpunësuar mbi këtë bazë. Dhe ato do të kthehen në tre këste mujore, pa interes, në muajt prill, maj dhe qershor, 2021, respektivisht në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

Llukarevska theksoi se për realizimin e këtyre masave për të mbështetur ekonominë, shteti ka ndarë dhe paguar 8.350.781.472,00 denarë ose 135.344.918 euro, ndërsa detyrimi për kthimin e mbështetjes financiare të marrë është në vlerë prej 1.209.250.778,00 denarë ose 19.598.878 euro, respektivisht 14.5% të mbështetjes së përgjithshme të paguar financiare.

“Në periudhën e ardhshme, ne jemi të gatshëm për zbatimin e Paketës së pestë të masave ekonomike të destinuara për qytetarët dhe kompanitë, për një ekonomi të qëndrueshme dhe zhvillimore të Maqedonisë dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë. Për të gjitha hapat e mëtejshëm në vendosjen, do ta informojmë opinionin me kohë”, tha drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...