Llukarevska: Më 17 tetor bëni dallimin, votoni numrin 12 për jetë më të mirë në demokraci dhe liri

Kavadar, 14 tetor – Ne nuk i lëmë qytetarët në baltë, sepse çdo qytetar është i rëndësishëm për ne dhe veprat tona nuk janë monumente apo shatërvane, por ne investojmë në njerëz, sepse ju jeni burimi më i vlefshëm i këtij vendi, tha nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrate, Sanja Lukarevska në takimet me qytetarët e Kavadarit.

“Ne po paguajmë borxhe të vjetra, po investojmë në të gjitha komunat, në partneritet me Qeverinë dhe qytetarët, pushteti lokal do të jetë në gjendje të zbatojë projekte kapitale, të rëndësishme për qytetarët. Prandaj, më 17 tetor, bëni një ndryshim, votoni për numrin 12, për Goran Todorovin për kryetar komune dhe për listën e këshilltarëve të udhëhequr nga dr. Dime Kocev, votoni për njerëzit që janë pranë jush, ata do t’ju kuptojnë më së miri”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se vitet e fundit papunësia është ulur në një nivel rekord të ulët, pagat dhe pensionet janë rritur.

Potencoi se pushteti mbështet të rinjt për të hapur biznese të tyre, ka siguruar mbështetjen më të madhe për fermerët deri më tani dhe ka ndëruar dhe rinovuar 60 kopshte, shkolla, infrastrukturë rrugore dhe komunale. 

Related posts

Bekim Sali takoi kryetarin e Yskydarit, ky është premtimi nga komuna turke

D V

Llatasi, zëri i VMRO-SË dhe Danella Arskovskës, votat shqiptar i quan vota kriminele

Redaksia

Rexhepi: Qytetarët e Çairit kanë mundësi të mbërrijnë në ndryshimin që e presin një kohë të gjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More