Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Lodhja nga vendimet mund të jetë arsyeja e pavendosmërisë suaj. Si ka ndikuar pandemia?

Çdo ditë, kur zgjohemi, ndodh të përballemi me një rrjedhë të vazhdueshme vendimesh. Disa zgjedhje janë të vogla dhe nuk kërkojnë shumë mendim, ndërsa disa të tjera duan më shumë kohë

Të gjitha këto vendime të vështira përbëjnë atë që njihet si “lodhja nga vendimet” dhe është më e pranishme për shkak të Covid.

Lodhja nga vendimet nuk është një diagnozë mjekësore. “Është sfida e ballafaqimit me një mbingarkesë informacioni dhe përpunimi që secili prej nesh mund të përballet në pika të ndryshme në jetën tonë”, thotë Lynn Bufka, drejtoreshë në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë.

Lodhja nga vendimet është një term i përdorur për të përshkruar prirjen ku njerëzit humbin aftësinë për të marrë vendime të mira pas shumë zgjedhjesh të vështira; është një mbingarkesë mendore dhe emocionale.

Studimet në këtë fushë i janë referuar rastit të gjyqtarëve, të cilët duke qenë se merren me vendime të vështira, përjetojnë lodhjen nga vendimet. Me fjalë të tjera, sa më shumë të forcohemi për të marrë vendime, aq më shumë të vështirë do ta kemi për të vendosur për vendimet e ardhshme.

Disa nga simptomat e zakonshme të lodhjes nga vendimet janë:

– nervozizmi
– ndryshime emocionale
– lodhje
– mungesa e përqendrimit

Si ka ndikuar pandemia? Në disa mënyra, pandemia ka shkurtuar zgjedhjet tona. Pandemia ka rritur vendimet, ose i ka bërë më të vështira zgjedhjet e lehta. Mungesa e rutinës së mëparshme ka shtuar vendime të reja.

Para pandemisë, të gjithë i merrnim vendimet si automatike, por më vonë gjithçka ndryshoi. Tani, njerëzit “torturojnë” veten nëse duhet të dalin, nëse duhet të drekojnë në restorant, nëse duhet të takojnë familjarët. Pesha e këtyre vendimeve ndikon te dukuria që njihet si “lodhja e vendimit”.

Si mund ta shmangni lodhjen nga vendimet? Në fakt, është e vështirë ta shmangni, por ka disa taktika që e lehtësojnë. Përpiquni që të automatizoni sa më shumë vendimet që merrni dhe të krijoni një rutinë të re.

Ulni pritshmëritë. Shtyjini gjërat nëse mundeni. Përpiquni të mos merreni me situata që ju stresojnë.

Postime të ngjashme

Mësoni arsyet pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes

S.B.

Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

S.B.

Vitamina B12 – arma më e fortë në luftën kundër sëmundjeve të rënda

S.B.

Parashikojnë edhe vdekjen: A e dini se çfarë janë sensorët e radarit dhe si mund të zbulojnë rrezikun nga goditja në tru dhe sulmi në zemër

S.B.

Loja ‘Tetris’: Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep në tru

S.B.

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...