Agjencia Zhurnal.mk

LOE: Për disa objekte hotelierike ende nuk ka protokole

Shkup, 30 korrik – Zhurnal.mk – Oda hotelierike-turistike (OHT) pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) sot mbajti mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive në të cilën objektet hotelierike sërish e shprehën domosdoshmërinë e krijimit dhe vendosjes së protokolleve përkatëse të cilat mund të respektohen për mbajtje të kontrolluar të festave dhe ngjarjeve në objektet hotelierike.

Siç informon LOE, vazhdimisht në mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive tregohet se një pjesë e kapaciteteve të kësaj veprimtarie tashmë gjysmë viti aspak nuk punojnë, për shkak të mospërgatitjes së protokolleve, me çka vihet në pikpyetje ekzistenca e të punësuarve të tyre.

“Oda hotelierike-turistike që në fillim të korrikut përgatiti propozim-protokolle për punë sipas të cilave parashikohet punë në kushte të kontrolluara edhe pse në Komision ishin vlerësuar si të pranueshme, ende nuk janë sjellur. Aspekti i sigurisë duhet të jetë maksimalisht i ruajtur sipas protokolleve për punë. Në të kundërtën, sikur edhe deri tani, do të përballemi me regjim privat, personal, organizim të festave pa protokolle përkatëse të sigurisë. Në të njëjtën kohë, për dallim nga festat familjare, lejohen koncerte dhe ngjarje tjera me numër shumë të madh të pjesëmarrësve për të cilët ka protokolle të parashikuara”, thonë nga LOE.

Sipas nënkryetarit të OHT-së, Martin Angelovski, pritet Komisioni për Sëmundje Infektive të sjellë rekomandime për hapje, sepse gjendjea për shkak të mungesës së protokolleve mund të dalë jashtë kontrollit.

“Gjendja e të gjithë operatorëve ekonomik të cilët në mënyrë direkte dhe indirekte, sipas natyrës së veprimtarisë së tyre, janë të lidhur me objektet hotelierike si artistët muzikor, fotografët, ndërmarrjet për dekorim, ari dhe të tjera, është përfundimisht e rëndë dhe e pasigurt. Nëse së shpejti nuk fillojnë me punë, nuk do të mund të qëndrojnë në treg”, deklaroi Angelovski.

Plotësoi edhe se ndërmarrjet e kësaj veprimtarie u adaptuan në kushtet e reja dhe të gjithë i bashkangjiten mënyrës së re të punës së domosdoshme në kushte të gjendjes momentale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!