Agjencia Zhurnal.mk

LOE: Të vazhdojë mbështetja me masat ekonomike për dy muaj shtesë

Shkup, 2 qershor – Zhurnal.mk – Numër i madh i ndërmarrjeve janë prekur seriozisht nga kriza, ndërsa një pjesë nuk kanë të ardhura fare për të mbuluar shpenzimet bazë mujore, tregojnë analizat e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Prandaj, nga atje apelojnë për një konsultim të gjerë dhe forcim të dialogut me institucionet përkatëse në mënyrë që masat ekonomike të kenë efekt pozitiv në sektorin real dhe të jenë realisht të zbatueshme.

Nga LOE theksojnë se në mënyrë të veçantë janë të goditura ndërmarrësit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilët punësojnë mbi 80 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin privat dhe përfaqësojnë 99.8 për qind të subjekteve të regjistruar juridikë.

“Lidhja e Odave Ekonomike së Maqedonisë fillon vazhdimin e masave ekonomike për mbështetje financiare të Qeverisë, urgjentisht për dy muaj shtesë. Është gjithashtu e nevojshme të vazhdohen të gjitha masat për shtyrjen e kërkesave në bazë të paradhënieve tatimore, kredive, si dhe gjobave dhe interesave të paracaktuar deri në fund të vitit. Sipas analizës së Lidhjes, shumë kompani janë prekur seriozisht nga kriza, ndërsa disa nuk kanë të ardhura fare për të mbuluar shpenzimet bazë mujore. Në këtë drejtim, duke e përcjellë gjendjen aktuale, sfidat me të cilat përballen kompanitë janë të shumta, të tilla si likuiditeti i dëmtuar, lufta për mbajtjen e vendeve të punës dhe lufta për mbijetesë për shkak të paaftësisë për të bërë biznes”, thotë Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Ajo shtoi se sektori privat ka nevojë për mbështetje institucionale për të mundësuar që ekonomia të lëvizë vazhdimisht. Iniciativa e Lidhjes është dorëzuar zyrtarisht edhe në Qeveri për shqyrtim urgjent.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!