Loja që fsheh Google që nuk e dinit

Google ka sekretet e veta. Mjafton të hulumtosh pak dhe i gjen, madje mund të shtysh kohën me to. Gjigandi teknologjik mban një lojë të fshehur për aplikacionin e shkarkuar vetëm në celularët iPhone.

 

Bëhet fjalë për lojën e njohur “pinball”. Loja gjendet në seksionin e skedave (Tabs) dhe aktivizohet vetëm në rastin që nuk keni të hapur asnjë prej skedave.

Sipas asaj që shkruan The Independent, loja aktivizohet vetëm në versionin e fundit të aplikacionit. Fillimisht shfaqen disa forma me ngjyra, gjysmsfera, katrorë dhe sferë, që dalin nga pjesa poshtë e ekranit.

Loja mund të vijojë me nivele. Epo të apasionuarit pas teknologjisë e dinë shumë mirë që kjo nuk është e vetmja dhuratë për përdoruesit e saj. Të gjithë kemi luajtur të paktën një herë në rastet kur ikte interneti me dinozaurin.

Po ashtu edhe në aplikacionin për hartat Google ka vendosur një lojë.

Related posts

Krahu robotik do të lëvizë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas një vonese 20-vjeçare

D V

Musk ka një mesazh për poseduesit e Dogecoin që dëshirojnë të fitojnë shumë para

D V

Katamaran hidrogjeni është e ardhmja e lundrimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More