Lojërat e 19-ta Aziatike hapen në qytetin Hangzhou

nga V.E.

Presidenti kinez Xi Jinping shpalli të shtunën hapjen e Lojërave të 19-ta Aziatike në qytetin Hangzhou, kryeqendër të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.

Kjo veprimtari sportive kontinentale, e cila do të fillojë më 23 shtator dhe do të përfundojë më 8 tetor, ka ndjekur parimet e organizimit me kosto efektive, duke mishëruar konceptin e Lojërave “të gjelbra, inteligjente, me kursim dhe të qytetëruara”.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Gjatë organizimit prej mbi 15 ditësh, rreth 12 500 sportistë nga 45 vende e rajone të Azisë do të garojnë për 481 medalje të arta të 40 lojërave.(Foto:Xinhua)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More