Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Lojtarët që iu bashkuan Interit nga Milani para Calhanoglut

Hakan Calhanoglu është futbollisti i parë që i bashkohet Interit nga Milani që nga viti 2012 kur këtë e kishte bërë Antonio Cassano.

27-vjeçari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të martën dhe pastaj do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me përfitime prej pesë milionë eurosh në vit (një milion më shumë sesa ishte oferta e Rossonerëve).

Mesfushori turk largohet nga Milani pas katër vitesh, ndërsa klubi e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Nerazzurrët.

Me gjithë rivalitetin e madh të klubeve milaneze, nuk kanë munguar transferimet e ndërsjella ndër vite. Më poshtë jua sjellim disa prej emrave që ishin larguar nga kuqezinjtë në drejtim të zikaltërve:

Antonio Cassano është lojtari i fundit që e braktisi Milanin për Interin në vitin 2012. Ish-sulmuesi italian nënshkroi për rivalin e qytetit menjëherë pasi e fitoi titullin e vetëm të Serie A.

Umit Davala, Francesco Coco, Andres Guglielminpietro, Paolo Ginestra e Drazen Brncic, janë emra që u larguan në periudhën 2001-2002 drejt Interit.

Giorgio Frezzolini (1999), Francesco Moriero (1997) e Fulvio Collovati (1982), po ashtu kishin nënshkruar për Nerazzurrët nga rivali lokal gjatë karrierës së tyre.

Moriero, një ish-futbollisti italian, asnjëherë nuk kishte luajtur për Milanin, mirëpo iu bashkua Interit në vitin 1997 formalisht nga Rossonerët.

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...