Agjencia Zhurnal.mk

Lojtari që u shërua nga coronavirusi, Lee Duffy: Mos e merrni të lehtë, nuk mund të merrja frymë dhe nuk e dija çfarë po ndodhte

Futbollisti irlandez, Lee Duffy, i ka kaluar tetë ditë në spital duke iu nënshtruar edhe oksigjenoterapisë pas infeksionit me coronavirus.

Ish-futbollisti i klubeve nga premierliga irlandeze, Warrenpoint dhe Newry City, i ka këshilluar të gjithë që ta marrin shumë seriozisht këtë sëmundje.

“Siç e dinë ose nuk e dinë disa prej jush, kam dalë pozitiv në COVID-19 para dy javësh. Fatmirësisht, e tejkalova dhe kam nisur të ndihem më mirë tash”.

“Nuk arrija të merrja frymë, kisha frikë se nuk e dija se çfarë mund të ndodhë. Mos e merrni të lehtë, është shumë serioze”, ka thënë Duffy.

Ndryshe, të gjitha ndeshjet e ligave irlandeze janë pezulluar deri më 4 prill, ndërkohë që edhe futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv në coronavirus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...