Lokalizohet zjarri mbi fshatin Gabrovë të Dellçevës

Dellçevë, 15 shtator – Lokalizohet zjarri i cili sot pasdite e kaploi atarin mbi fshatin Gabrovë të Dellçevës. Nga Njësiti Territorial Zjarrfikës informuan se ekipet e tyre do të qëndrojnë në afërsi të vendit të quajtur “Shtabi” i cili më së shumti është kapluar nga zjarri.

 

“Zjarri në lokacionin e përmendur ‘po digjej’ në disa vende me çka më se e nevojshme është kujdestaria e ekipeve tona edhe në orët e natës. Në zjarr është shkaktuar dëm material, ndërsa gjatë kësaj një person është lënduar”, informojnë nga NJTZ Dellçevë.

Sipas informacioneve të Shërbimit urgjent mjekësor, personi i lënduar është në gjendje të mirë pa lëndime dhe djegie më serioze.

Ky është zjarri i parë pas serisë së zjarreve të cilat gjatë muajit të kaluar e kapluan rajonin e Dellçevës dhe shkaktuan dëme me përmasa të paimagjinueshme

Related posts

Zjarr në një bodrum në Tetovë, evakuohen banorët e për shkak të tymit të madh

D V

Editorial: Të luash me kufi në Ballkan, është sikur të luash me zjarr

R Zh

“Treni evropian” sonte mbërrin në stacionin hekurudhor të Shkupit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com