Lokalizohet zjarri në afërsi të hekurudhës në Kisella Vodë

nga D V

Shkup, 28 gusht – Është lokalizuar zjarri në afërsi të stacionit hekurudhor dhe stacionit të autobusëve në Shkup, ku digjej bar i thatë mes traversave të hekurudhës. Zjarri është në hapësirë ​​të hapur, prapa SHMQSH “Dimitar Vllahov” në Shkup, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

“Shërbimet janë në terren, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri, policia dhe banorët e shtëpive në atë pjesë, informoi QMK-ja.

Brigada për mbrojtje kundër zjarrit sot intervenoi edhe për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rruga e Kaçanikut pranë Vizbegut.

Pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse sot nga ora 12:00 kanë intervenuar në një zjarr në një zonë të pacaktuar në atarin e fshatit Sonje dhe Dobri Dol të komunës së Sopishtës. Nga zjarri është përfshirë bimësia e ulët, ndërsa QMK-ja thekson se situata aktualisht është nën kontroll.

QMK bën me dije se zjarret po shuhen nga ajri dhe nga toka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More