Lokalizohet zjarri në fabrikën “Mirana”, zjarrfikësit ende në terren

nga D. V.

Shkup, 5 gusht – Është lokalizuar zjarri në fabrikën “Mirana”, por ende ka tym të dobët në disa vende të caktuara. Që të parandalohet ndezja përsëri, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera ende janë në teren, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas të dhënave fillestare të SPB Veles, janë djegur një depo (në të cilën kishte ambalazh plastik, frigoriferë dhe sende të tjera) dhe hapësirat e zyrave (dokumentacion dhe materiale të tjera).

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë: tri automjete zjarrfikëse nga NJTZ Veles me ekipe nga tri ndërrime (numri i saktë i zjarrfikësve nuk është specifikuar nga kujdestari), një automjet nga NPK “Derven” dhe dy automjete speciale të përshtatura nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe gjashtë zyrtarë policorë nga SPB Veles.

“Sipas informacioneve të marra nga SPB Veles dhe Njësia Territoriale Zjarrëfikëse- Veles, zjarri në fabrikën e produkteve ushqimore “Mirana” SHPKNJP në Veles, i cili është raportuar në NJTZ në orën 22:00, ndërsa në SPB Veles në orën 22:20, më datë 04.08.2025, është lokalizuar në orën 04:00 të datës 05.08.2025”, bën të ditur QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More