Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lokalizohet zjarri në fshatin Gajre

Tetovë, 5 shtator – Zjarri pyjor nën fshatin Gajre është shuar mbrëmë nga zjarrfikësit e Tetovës, në sipërfaqe prej rreth 1.000 metrave katrorë. Komandanti i njësisë zjarrfikëse Uka Aliti informoi se zjarri ka përfshirë shkurrë, ndërsa problem në raste të tilla është edhe vështirësia e qasjes në terren, me ç’rast rreziku është i madh që zjarri lehtë të përhapet dhe vështirë të lokalizohet.

“Edhe pse bëhet fjalë për sipërfaqe më të vogël pyjore prej vetëm 1.000 metra katrorë, zjarret e mëdha janë të rrezikshme pasi janë në pjesën malore dhe për shkak të vegjetacionit të thatë në këtë periudhë, lehtë ka mundur të përhapet edhe drejt fshatit. Zjarret e tilla vështirë lokalizohen për shkak të qasjes së vështirë në terren”, tha Aliti.

Zjarrfikësit kanë marrë thirrje rreth orës 19:30 ndërsa zjarri u lokalizua për rreth një orë.

Postime të ngjashme

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

B L

Në QS “Boris Trajkovski” sot do të vaksinohen deputetët

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...