Agjencia Zhurnal.mk

Londër, Javid: Disa kompani do të vuajnë nga Brexit

Disa kompani do të përfitojnë nga Brexit, disa të tjera jo, deklaroi ministri britanik i Financave, Sajid Javid, në një intervistë për “Financial Times”.

“Pas divorcit me Brukselin do të ketë një ndikim në një mënyrë apo në një tjetër”, theksoi ai.

Javid njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë përafrim me rregullat e BE-së dhe se kompanitë britanike do të duhet të përshtaten me rregullat e reja.

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të mbajë një fjalim special për britanikët në mbrëmjen e 31 janarit, ditë kur Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian.

Për më shumë, në kuadër të Brexit, një monedhë speciale prej 50 pence do të dalë në qarkullim, mbi të cilën do të jenë të shënuara fjalët “paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...