Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Londra: Dallime të mëdha me BE për marrëveshjen e Irlandës së Veriut

Dallime të konsiderueshme mbeten midis qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian rreth funksionimit të marrëveshjes Brexit në Irlandën e Veriut, deklaroi zyra e kryeministrit Boris Johnson.

“Ka ende pengesa të mëdha për t’u kapërcyer në mënyrë që të zgjidhen çështjet rreth zbatimit të Protokollit të Irlandës së Veriut”, tha Downing Street.

“Megjithatë, bisedime konstruktive po zhvillohen me BE-në në lidhje me rregullimet”, sqaroi zëdhënësi zyrtar i Johnson.

Qeveria britanike është e përkushtuar të punojë përmes çështjeve për të “rivendosur besimin në terren” në Irlandën e Veriut, duke respektuar pikëpamjet e komuniteteve dhe Marrëveshjen e së Premtes së Shenjtë.

Protokolli i Irlandës së Veriut, i krijuar për të parandaluar një kufi të fortë në ishullin e Irlandës, ka rezultuar në kontrolle shtesë të mallrave që rrjedhin nga Britania e Madhe, për të siguruar që ato të jenë në përputhje me rregullat e BE-së./atsh

Postime të ngjashme

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

Tensionohet situata në Liginën e Preshevës

N E

Nëse nuk vihet nën kontroll Kovid-19 në Indi, do të jetë një kërcënim serioz për pjesën tjetër të botës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...