Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Londra e zhgënjyer me BE-në, por nuk e përjashton marrëveshjen për Bregzitin

Britania e Madhe është e zhgënjyer me kërkesën e BE-së që Londra të bëjë lëshime më të mëdha për të arritur marrëveshje tregtare, por ne jemi afër arritjes së një marrëveshje dhe kjo mund të ndodhë, deklaroi Ministri për Punë të Jashtme, Dominik Rab duke i komentuar përfundimet e samitit të BE-së për Bregzitin.

“Jemi të zhgënjyer dhe të befasuar nga rezultati i Këshillit Evropian”, deklaroi Rab për Skaj Njuz.

“Na u tha që Britania e Madhe në ditët në vijim duhet t’i bëjë të gjitha kompromiset, kjo nuk është rregull për negociata dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të befasuar, por Kryeministri do të thotë më shumë detaje më vonë sot”, shtoi ai.

Rab tha se janë afër marrëveshjes.

“Me vullnet të mirë nga të dyja palët mund të arrijmë atje,” tha shefi i diplomacisë britanike.

Liderët e vendeve-anëtare të BE-së kanë rënë dakord t’i vazhdojnë bisedimet me Britaninë e Madhe në javët e ardhshme për të arritur një marrëveshje të re tregtare më së voni deri më 31 dhjetor.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...