Loredana, Yll Limani, Ledri Vula – artistët shqiptarë shijojnë pushimet në Mykonos të Greqisë

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.

 

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, reperen Loredana Zefi e po ashtu edhe artistin tjetër të njohur, Yll Limani, të cilët momentalisht janë në Mykonos, Greqi.

Në këtë vend pushimet po i kalojnë edhe çifti i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë Lori e cila ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.

“Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Të njëjtit shihen se po argëtohen në masë të madhe, gjersa pushimet vijnë pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore.

Në po të njëjtin lokacion në shtetin helen ndodhet edhe modelja e aktorja e njohur nga Peja, Arta Nitaj. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Sara Hoxha (Foto: Instagram)

Related posts

Bella Hadid shkëlqen me figurën e saj të tonifikuar në rroba-banje

D V

Caktohet data e lansimit të “Fast and Furious 10”

D V

Oriola e bën sërish, mahnit me dukjen e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More