Ajër i pastër, bardhësi bore e mbi të gjitha pranë dashurisë. Çfarë mund të duash më shumë në këtë fundvit për tu relaksuar e për të harruar virusin që sillet kudo?!. E këtë zgjedhje ka bërë artistja e njohur dhe mjaft e ëmbël Lori, por duke qenë në Rugovën e mbuluar me petkun e bardhë me dashurinë e saj të madhe, prindërit e saj. Vetëm pak ditë më parë babai i këngëtares ka pasur ditëlindjen dhe Lori e ka suprizuar atë, e më pas ajo ka bërë suprizën më të zgjuar në këtë kohë duke i dërguar prindërit në bardhësinë e Rugovës. Lori ta dish që të ne kemi lakmi!
