Loriana Kuka e pafat, eliminohet nga Lojërat Olimpike

nga D V

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka humbur në ndeshjen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke u eliminuar nga garat.

Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituar ndeshjen e parë, por ishte e pafat duke humbur të dytën.

Pejania në raundin e 1/8-tës u ndesh me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, e cila fitoi me ‘waza-ari’ në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kështu, pas kësaj humbje, Loriana eliminohet nga garat, ndërsa ukrainasja në çerekfinale do të ndeshet me italianen Alice Bellandi, e cila mposhti brazilianen Mayra Aguiar.

Vlen të theksohet se në ‘Paris 2024’, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More