Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Los Angeles Lakers tregon forcën

Los Angles Lakers duket se e ka kaluar krizën, duke korrur fitoren e dytë radhazi pa yjet e ekipit. Kalifornianët mundën 96-93 Orlando Magic, ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Kampionët në fuqi, ende pa shërbimet e LeBron James e Anthony Davis, bënë diferencën në gjysmën e periodës së fundit, kur shënuan 10 pikë, ndërsa Magic vetëm 1, si dhe ishin me fat kur gjuajtja për tri pikë e Otto Porter në sekondat e fundit u përplas në hekur.

Për kalifornianët spikatën Schroder me 24 pikë dhe Kuzma me “double-double”: 21 pikë dhe 11 “rebound”.

Më i mirë për Magic ishte Bacon me 26 pikë. Nuk pati shumë histori përballja mes Denver Nuggets dhe Atlanta Haëks, me skuadrën nga Colorado që triumfoi me rezultat të thellë 126-102. Ekuilibri në këtë sfidë zgjati vetëm 15 minuta, më pas Nuggets nisën shkëputjen duke dominuar në çdo aspekt. Gjashtë basketbollistë vendas arritën numër të dyfishtë pikësh.

Fitorja e tretë radhazi për Portland Trail Blazers, që mposhtën Toronto Raptors 122-117, duke u shkaktuar kanadezëve disfatën e 11-të në 12 përballjet e fundit. Vendimtar të zakonshmit Mçollum dhe Lillard, respektivisht me 23 dhe 22 pikë.

Për skuadrëm kanadeze të pamjaftueshme 26 pikët e Siakam. Fitore në kohën shtesë për Phoenix Suns, 97-101 ndaj Charlotte Hornets. Në një mbrëmje negative sa u përket gjuajtjeve për tre, pasi u realizuan vetëm 8 nga 40 tentativa. Skuadrën nga Arizona e udhëhoqi Booker me plot 35 pikë.

Postime të ngjashme

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

Dafina Vidishiqi

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Italia nuk ndalet, Locatelli shënon një tjetër super gol

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Sergio Ramos nesër i jep lamtumirën Real Madridit

Dafina Vidishiqi

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Dafina Vidishiqi

Pandev thotë se Maqedonia e Veriut është gati për Ukrainën: Duhet të bëjmë figurë të mirë, nuk kemi çfarë të humbim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...