Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Lotët e Bujar Osmanit për bullgarët, goditje e ashpër nga Skender Rexhepi – Zejd

Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbrëmë në “Click Plus” në TV21, tha se nëse është e rëndësishme për Bullgarët, ata mund të shtohen në Kushtetutë, megjithëse askush nuk e kërkoi atë në bisedimet zyrtare, përcjell zhurnal.mk.

Pas deklaratës së Osmanit, vjen reagimi i ashpër nga deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejd. Sipas tij, turpi i Osmani është se ai nuk mërzitet për shqiptarët, ndërsa derdh lot për bullgarët.

Në vijim postimi i Rexhepit

“PACIENTI” I PUNËVE TË JASHTME – GODET PËRSËRI
Iu duk pak që propozoi për ambasador në SHBA, një shovinist maqedonas me duar të përgjakura nga dhuna e ushtruar mbi shqiptarët, iu duk pak që rrotulloi eshtrat e shqiptarëve të vrarë nën urdhërin e po atij shovinisti, që tash të trazojë edhe dhimbjet politike dhe kombëtare të shqiptarëve.
“Pacienti” mbrëmë propozoi ndryshime kushtetuese që edhe bullgarët të bëhen pjesë e saj!!!
Imagjinoni, po në këtë kushtetutë, më e shtrenjta shqiptare – GJUHA, turpshëm llogaritet me përqindje, e tipi nuk e pa fare të arsyeshme të përmend nevojën e ndryshimeve kushtetuese që përfundimisht të largohet ky turp mbi shqiptarët, ndërsa derdh lot për bullgarët.
EH, KËSAJ I THONË KE MBETUR ME TË QAJT ME GRATË E ZAJAZIT!!!

“PACIENTI” I PUNËVE TË JASHTME – GODET PËRSËRIIu duk pak që propozoi për ambasador në SHBA, një shovinist maqedonas me…

Posted by Zejd Rexhepi on Friday, March 5, 2021

Postime të ngjashme

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

R Zh

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

R Zh

Edhe nesër me diell, nga e marta vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave

R Zh

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...