Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: As takim liderësh, as Qeveri të përkohshme

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – LSDM-ja hedh kategorikisht poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose Qeveri të përkohshme për të menaxhuar me krizën dhe kontestin me Bullgarinë. Partia e Zaevit thotë se opozita me kërkesat e saj vetëm se i frenon proceset. Nuk pranon as takim liderësh.

“Jo. Për këtë çështje qytetarët vendosën në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat ishin para vetëm katër muajsh. Humbësit Mickoskit qytetarët ja treguan rrugën. Ne punojmë për një zgjidhje në interes të qytetarëve kurse VMRO-DPMNE-ja i frenon proceset dhe punon vetëm në nxitjen e konflikteve të reja. Tashmë hapur e kemi thënë, nuk na duhen konflikte dhe zënka, nuk na duhet VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski për t’u zënë me dikë”, thonë nga LSDM.

Ndërkaq opozita prej kohësh kërkon takim liderësh në të cilën do të arrihej marrëveshje për Qeveri të zgjeruar me mandat të përkohshëm. Qeveria e re, sipas opozitën, do të kishte mandat të gjente zgjidhje me krizën shëndetësore dhe ekonomike me virusin dhe do të zgjidhte kontestin me Bullgarinë. Partia e Hristijan Mickoskit thotë se do të zbatojë të gjitha metodat demokratike për të realizuar kërkesat e saj.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...