Shkup, 18 shtator, zhurnal.mk – Nga partia më e madhe në pushtet LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se hetimi i hapur dhe dyshimet për parregullsitë e reklamimit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së është dëshmi se në këtë parti asgjë nuk ka ndryshuar.
“Informacionet e publikuara flasin se qindra mijëra euro, para nga buxheti i shtetit, para të qytetarëve, VMRO-DPMNE i ka shpenzuar për reklamim në portale të panjohura, pa impresione dhe pa redaksi”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se nuk ka fushatë të VMRO-DPMNE-së pa dyshime dhe se në në fushatën presidenciale kjo parti e mbyllu xhirollogarinë me borxh prej 400 mijë eurove që është në kundërshtim me ligjin.
Nga LSDM shtojnë se më herët kjo parti e udhëhequr nga Gruevski kishte borxh prej tre milionë eurove.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet ta dinë se iku koha kur mbylleshin xhirollogari për fushata zgjedhore me borxhe milionëshe për të mos pasur përgjegjësi, iku koha kur me paratë e qytetarëve VMRO-DPMNE blente media”, thonë nga LSDM.