LSDM: Cili është çmimi për faljen e kriminelëve nga Siljanovska

nga D V

Shkup, 24 tetor – Pasi bosi i liruar i drogës e falënderoi publikisht Siljanovskën dje, bëhet e qartë se ky është një skenar i dakorduar. Tani mbetet e hapur pyetja: cili është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje?, akuzojnë sot nga LSDM.

“Pyetja është: çfarë u detyrohet qeverisja e OBRM-PDUKM-së, ZNAM-it dhe VLEN-it ndaj kriminelëve nga klani i drogës “Baron” dhe çfarë shërbimesh u kthejnë?

Pasi Siljanovska e ngatërroi dje me deklaratën e saj të ngathët, e më pas nga Gordan Kalaxhiev u mohua se komisioni jep vetëm mendim, e presidenti është ai që fal, sot ajo është e detyruar të dalë së bashku me Mickoskin dhe të shpjegojë se cili është prapavija e këtij skandali.

I bëjmë thirrje edhe ministrit Filkov, i cili prej dy ditësh fshihet në vrimën e miut, të thotë se cili është roli i tij në gjithë skandalin dhe të mos heshtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More