Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Në komunikatën e sotme të LSDM-së, thuhet se Hristijan Mickoski është në anën e kundërt të idealeve të luftëtarit për drejtësi sociale Goce Dellçev dhe se ata të dy assesi nuk mund të ngjajnë, informon Zhurnal.
Sipas LSDM-së, këtë ia treguan Mickoskit edhe qytetarët më 15 prill ku pikërisht në qytetin e Dellçevës, Mickoski u mposht me 1000 vota dallim.
“Luftëtari për krim dhe padrejtësi, Hristijan Mickoski është në anën e kundërt të idealeve të luftëtarit dhe fitimtarit për drejtësi sociale, Goce Dellçev. Ata të dy assesi nuk mund të shkojnë bashk. Këtë i’a treguan vet qytetarët atij në zgjedhjet e 15 korrikut. Pikërisht në qytetin e Dellçevës Mickoski u mposht me 1000 vota dallim. Nëse Mickoski nuk arriti të bindë qytetarët e Dellçevës se ai është për Goce Dellçevin, atëherë kot përpiqet të aktrojë para qytetarëve tjerë se e ka kuptuar vizionin dhe idenë e Dellçevit”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti më tej i bëjnë me dije Mickoskit se duhet ta dijë se politikat e tij destruktive janë mposhtur, dhe se qytetarët i dërguan mesazh se nuk do të lejojnë përmes një patriotizmit të rremë të kthejë shtetin prapa.//Zhurnal.mk