Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Deputetët të votojnë për rebalancin e Buxhetit dhe realizimin e pakos së katërt në vlerë prej 470 milionë eurove

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kërkon që deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet, duke i mbështetur ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2020, me të cilat, siç shkruajnë, sigurohen 470 milion euro për realizimim e pakos së katërt të masave të krijuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së, për ballafaqim me pasojat ekonomike të koronakrizës.

“Mjetet e kësaj pako të masave do të destinohen për mbështetje të 83.000 vendeve të punës, gjegjësisht me 70 milion euro, do të subvencionohen gjithsej 250.000 paga për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Këtë herë, mbështetja për pagesë të pagave do të jetë e shkallëzuar dhe do të lëvizë prej 14.500 deri në maksimum 21.776 denarë në muaj, sipas rënies së qarkullimit të kompanive të cilat aplikojnë për ndihmë financiare”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga ajte thonë se me 27,6 milion euro do të ndihmohen 283.000 qytetarë të cilët do të marrin kartela pagesore vendore në vlerë prej nga 6.000 denarë. Kartela pagesore vendore do të marrin pensionistët me pensione deri në 15.000 denarë, prindërit vetushqyes, personat e papunë, si dhe personat mbi moshën 64 vjeçare të cilët nuk kanë pension social ose të ardhura tjera.

Pakoja e katërt, shkruajnë nga LSDM, përmban edhe njëzet masa përmes të cilat sigurojmë mbështetje të fuqishme për kompanitë përmes kredive të volitshme, granteve, por edhe lehtësimeve tatimore për rimëkëmbje të shpejtë të sektoreve të cilat më së shumti janë goditur.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tejkalohet problemi i pagave në kultur

E.E.

Maleski: Rruga për në NATO na çonte përmes Athinës, sot rruga për në BE na çon përmes Sofjes

T E

Nga hapja e kopshteve me virus janë infektuar 9 fëmijë dhe 13 të punësuar

T E

Shtyhet sërish gjykimi për ish-kryetarin e Gjykatës Supreme

T E

VMRO-DPMNE sot zgjedh Komitetin e ri ekzekutiv

E.E.

Grabitje në një barnatore në Shkup, arrestohet 38 vjeçari

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...