Agjencia Zhurnal.mk

LSDM e VMRO-DPMNE lavdërohen se kanë siguruar shumicë por nuk kërkojnë mandat, mediat vetëm spekulojnë

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE lavdërohen se kanë siguruar shumicë parlamentare, por nga kabineti i shefit të shtetit Stevo Pendarovski askush nuk e ka kërkuar mandatin për formim të Qeverisë, informon Zhurnal.

Sot është dita e tretë e afatit ku LSDM apo VMRO-DPMNE duhet të sigurojnë shumicë parlamentare dhe të kërkojnë mandatin nga presidenti. Përpjekjet janë të shumta për formim të një mandati katër vjeçar. Mediat tanimë kanë filluar të publikojnë informata dhe gënjeshtra të ndryshme se kush me kë ka arritur koalicion, sa deputetë janë shitur, e kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, por deri tani gjitha këto janë “muhabete çarshie” dhe nuk ka asgjë zyrtare.

Mbrëmë dolën informata se BDI dhe VMRO-DPMNE kanë arritur marrëveshje për kryeministër shqiptar, por se tani ka ngelur që këtë ta pranojë vetëm Levica. Si kryeministër i ardhshëm fliteshte se do të jetë Llazar Elenovski i cili deklarohet edhe shqiptar edhe maqedon.

Por shumë shpejtë këtë lajm e demantuan nga BDI. Bujar Osmani nga BDI thotë se ky lajm nuk buron nga BDI dhe se nuk ka kurrfarë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, por njëkohësisht as me LSDM-në.

Edhe nga VMRO-DPMNE nuk deshën të komentojnë diçka që nuk buron nga partia e tyre, që do të thotë se të gjitha këto liferime janë informata të pa sakta.

Nga LSDM ndërkohë thonë se kanë siguruar shumicë për formim të Qeverisë.

“Kemi siguruar për formim të Qeverisë. Është e qartë se tekstet e publikuara janë pozicionim politik përmes keqpërdorimit të mediave përshkak arritjeve më të mira para opinionit, por edhe në negociatat e subjekteve të caktuara politike”, komentojnë.

Disa media tjera gjithashtu shkruajnë se Zaev do të formojë Qeveri me të gjitha partitë politike shqiptare, me BDI-në, Besën, ASH-në, Alternativën dhe PDSH-në. Por edhe një gjë e tillë është shumë e vështirë të ndodhë.

Nga Lëvizja Besa paralajmërojnë se partia e tyre është vendimtare për atë se cila parti do të zgjedhet për koalicionim qeveritar.

Nga LSDM njoftuan se Zaev është takuar tanimë me liderët Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe AFrim Gashi. Për më tepër informata paralajmërojnë se do të ketë menjëherë sapo të ketë ndonjë përparim në negociata.

“Tani më vijojnë bisedimet në bazë të principeve me kryetarët e partive politike, me grupet punuese, anëtarët e bordeve të partive për mandat të ri katër vjeçar të shumicës stabile në Parlament dhe formim të një Qeverie të përkushtuar e cila do të lëvizë shpejtë”, tha Zaev.

Deri tani, vetëm Menduh Thaçi nga PDSH ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë me Zoran Zaev. Për PDSH-në, flitej se kanë kërkuar drejtorinë e policisë financiare, por edhe kjo nuk është konfirmuar.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...