Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Është rritur kthimi i TVSH-së ndaj kompanive

Shkup, 2 shkurt – Masat ekonomike në kohë dhe efikase të ndërmarra nga LSDM-ja dhe institucionet që ajo drejton për të zvogëluar pasojat e dëmshme të krizës të shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit japin rezultate të dukshme, kështu vlerësojnë nga partia nw pushtet LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, informon Zhurnal.mk

“Vitin e kaluar, përkundër krizës shëndetësore dhe ekonomike, në bazë të kthimit të TVSH-së ndaj firmave në ekonomi janë orientuar 397.4 milionë euro. Për tërë vitin 2020 janë kthyer pothuajse 34 për qind e tatimit mbi vlerën e shtuar bruto. Kthimi i TVSH-së për kompanitë në katër vitet e fundit ka një trend në rritje. Kështu, në vitin 2019 u bë një kthim prej 32 për qind, në 2018 me 31 për qind, në 2017 me 28 për qind, dhe në 2016,  26 për qind. Është rritur kthimi i TVSH-së për kompanitë, rritjen e prodhimit industrial në dhjetor, rritjen e pagës mesatare, janë vetëm disa nga treguesit, të cilët konfirmojnë se masat e LSDM-së japin rezultate, me të cilat ekonomia kthehet në normalitet”, thonë nga LSDM-ja.

Nga kjo parti theksojnë se partia e tyre është e përgjegjshme, dhe se vazhdon të krijojë dhe zbatojë masa për të ndihmuar ata që janë prekur nga kriza, si dhe politika efektive që do të mundësojnë rifillimin e ekonomisë dhe kthimin e normave të mëparshme të rritjes. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri 42 gradë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...