Agjencia Zhurnal.mk

LSDM feston ditëlindjen e 29të, ky është urimi i Zoran Zaev

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë – LSDM, sot feston 29 vjetorin e themelimit të partisë, informon Zhurnal.

Për të uruar normalisht nuk haroi i pari i kësaj partie, Zoran Zaev.

Ai përmes një statusi në FB, ka uruar 29 vjetorin e LSDM-së, duke thënë se ashtu sikurse gjithmonë, edhe më tej LSDM do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“29 vite LSDM! 29 vite së bashku me qytetarët! 29 vite politika shtetërore, për atdheun! Që nga referendumi i 8 shtatorit në 1991tën, pranimin në OKB, përmes statusit kandidat në BE, deri tek anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në. Këto janë proceset strategjike për këtë vendin tonë ku pikërisht LSDM ka patur rol kyç. Këto janë qëllimet e politikave të shtetit tonë”, shprehet mes tjerash Zaev.

Ai shton se nuk ka nder më të madh se sa të jesh pjesë e partisë e cila gjithnjë ka qenë e kyçur në proceset historike për qytetarët dhe shtetin.

“Sot nuk ka nder dhe përgjegjësi më të madhe se sa të jesh pjesë e partisë e cila është kyçur në të gjitha proceset e rëndësishme historike për qytetarët, për shtetin, për të ardhmen e saj. Për këtë jemi krenarë! Dhe tani, kur shteti ynë është përballur me sfidë të paparë shëndetësore me korona virusin, pikërisht LSDM-ja jonë po tregon se si politika përgjegjëse duhet të punojë për qytetarët. Së bashku do ta mposhtim këtë sfidë. Mundemi! Me besim në vetvete, me besim në të ardhme të sigurtë, vazhdojmë të punojmë me përkushtim, përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve, në interes të atdheut. Urime ditëlindjen e 29të, LSDM-ja ime, e juaja dhe e jona!”, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në FB./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...