Agjencia Zhurnal.mk

LSDM: Fillojmë negociatat me BE-në, siguruam ndihmë prej 66 milion euro

Shkup, 27 mars – Zhurnal.mk – Në këto kohëra të vështira, të cilat i përjeton vendi ynë dhe të gjithë qytetarët, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund e priti vendimin e merituar dhe kohë të gjatë të pritur për fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian.

Në kohën e luftës kundër koronavirusit, kur të gjitha kapacitetet e shtetit janë orientuar drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe drejt sanimit të pasojave ekonomike, kjo është porosi inkurajuese, e cila dëshmon se vetëm me punë të mundimshme dhe vendime shtetërore mund të ballafaqohemi me sfidat.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e liroi shtetin, ka ndërmarrë hapa të guximshme, i ka zgjidhur problemet me fqinjët, por edhe i dha fund harxhimeve maramendëse dhe druarjes.

LSDM-ja arriti ta vendosë ekonominë në këmbë të shëndosha dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë vend të 30-të anëtar të NATO-s dhe të fillojë negociata me Bashkimin Evropian.

Drita e gjelbër për fillimin e negociatave me BE-në në shtet do të sjellë edhe ndihmë serioze për luftë të përbashkët kundër koronavirusit.

Përfitimet e para veçmë po vërehen, Bashkimi Evropian ndai 66 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Prej tyre 50 milionë euro janë dedikuar për sanim ekonomik-social, nëntë milionë euro janë ndarë për përkrahje të sektorit privat, tre milionë euro janë përkrahje e dretpërdrejtë buxhetore dhe katër milionë euro janë dedikuar për nevoja urgjente të shtetit.

Fillimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, do të thotë fund i pritjes 15 vjeçare pasi e fituam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Me këtë, ardhmëria e shtetit është e siguruar dhe e garantuar si anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Para nesh është proces i transformimit pozitiv të shtetit dhe shoqërisë, nëpërmjet të cilit kaluan të gjitha anëtaret e sotme të Bashkimit Evropian.

Rrugën të cilën sot e fillojmë, duhet ta përfundojmë si shtet anëtar të BE-së, me çka edhe do të plotësohet ëndrra e të gjithë qytetarëve që të jetojnë në shtet të zhvilluar, demokratik dhe përparimtar, pjesë e barabartë e familjes së madhe evropiane.

LSDM – Qendra për komunikime me opinionin

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...