LSDM: Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së ndaj Shilegovit janë reagim të panikut të tyre nga disfata e shtatë

Shkup, 2 tetor – Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “të ballafaquar me disfatën që do ta shkaktojë Arsovska, OBRM-PDUKM bën presion ndaj prokurorisë dhe institucioneve kompetente dhe vazhdon të plasojë të pavërteta ndaj Shilegovit”.

 

“Asnjë truk e të arratisurit Gruevski nuk do t’i shpëtojë nga humbja e thellë në këto zgjedhje si në Bashkinë e Shkupit, ashtu edhe në pjesën më të madhe të komunave”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë me këto veprime, OBRM-PDUKM dëshmoi se nuk arriti t’i bind shkupjanët për ide pozitive, plan, koncept.

“Gënjeshtrat dhe dezinformacionet e OBRM-PDUKM-së ndaj SHilegovit nuk janë asgjë tjetër përveç se reagim ndaj panikut të tyre nga humbja e shtatë që do të ndodhë më 17 tetor”, thonë nga kjo parti.

Related posts

Zaev realizoi takim me drejtorin e “Egzit” dhe me investitorët amerikan nga industria me kanabis mjekësor

D V

Nga e premtja do të vaksinohen edhe fëmijët, shkurtohet afati i rivaksinimit me “AstraZeneca”

Z H

Si po rjedh procesi i regjistrimit të popullsisë? Përgjigjet Selami

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More