Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

LSDM: Gjithë Evropa është goditur nga coronavirusi, vetëm Mickoski gëzohet

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Partia maqedonase në pushtet LSDM, ju është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.

Nga LSDM thonë se e gjithë Evropa është goditur nga epidemia, kurse vetëm Mickoski sipas tyre gëzohet.

“Në një kohë kur vala e vjeshtës e pandemisë së coronavirusit po trondit të gjithë Evropën, dhe të gjitha përpjekjet kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, vetëm humbësi Hristijan Mickoski gëzohet dhe përpiqet të fitojë pikë të lira politike për të ruajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë”.

“Ndërsa pretendon të jetë i shqetësuar për situatën e coronavirusit, Mickoski po ngacmon anëtarësinë e tij me të ashtuquajturat protesta, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se Mickoski në vend të protestave, duhet ta mbajë premtimin parazgjedhor dhe të jep dorëheqje pasi i humbi zgjedhjet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

A do të mund të përballë fondi ndryshimet e ligjit për pension? Ekspertët skeptikë

T E

“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment i juaj”, nënat me fëmijë të vegjël protestojnë kundër kthimit në punë

T E

Ka filluar protesta e VMRO-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

T E

Ndihma e Shpejtë transporton çdo ditë mbi 20 pacientë me coronavirus

T E

VMRO-DPMNE sot proteston para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

E.E.

Zaev: Propozimet e ASh-AA nuk janë për t’u mbështetur, me 2 dëshmitarë martohesh, me 3 nuk mund të merret shtetësia

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...